Lidhje

Luhatje të reja në tregjet e aksioneve


Tregjet kryesore të aksioneve në Kinë dhe vende të tjera të rajonit, patën përsëri luhatje sot, ndërsa drejtorja menaxhuese e FMN-së Christine Lagarde paralajmëroi se shqetësimet për ekonominë e Azisë po ndjehen në gjithë botën.

Bursa a Shangait ra afro 4.5 për qind në hapje, para se të rimëkëmbej disi dhe të mbyllej me një rënie 0.2 për qind.

Në Tokio, Nikkei gjithashtu pësoi rënie në këmbimet e mëngjesit por e mbylli ditën me 0.4 për qind ulje. Në Seul dhe Sidnei bursa ishte e pandryshuar.

Luhatjet në Azi pasuan një ditë jo të mirë në Wall Street, ku indekset kryesore humbën dje rreth 3 për qind ndërsa rritej frika për një ngadalësim të ekonomisë botërore.

XS
SM
MD
LG