Lidhje

Stoltenberg: Rusia të ulë tensionet në Ukrainë

  • Jeff Seldin

Në një Intervistë për Zërin e Amerikës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet në konfliktin me Ukrainën, duke përmbushur detyrimet e saj nga Marrëveshja e Minskut për armëpushim në konfliktin e Ukrainës. Trupat ruse, përfshirë forcat speciale, vazhdojnë të operojnë në Ukrainën Lindore edhe pse sipas marrëveshjes së arritur në muajin shkurt, duhen të tërhiqen plotësisht. Zoti Stolenberg foli edhe për partneritetin e NATO-s me vendet e Balkanit Perëdnimor:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i hodhi poshtë akuzat e presidentit rus Vladimir Putin, se Perëndimi është duke u përpjekur të minojë rolin e tij dhe të destabilizojë Rusinë.

Ai tha në një intrevistë për Zërin e Amerikës në Uashington, se sikurse në raste të tjera të ngjashme, presidenti rus po i rikthehet propagandës.

“Kemi të bëjmë thjesht me një shembull tjetër të propagandës që bën Rusia në situata të ndryshme. Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të përgjigjemi; jo duke ju përgjigjur propagandës me propagandë, por duke treguar të vërtetën. ... E vërteta është se ajo që po bën NATO është përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë: duke u mbrojtur në mënyrë proporcionale, në përshtatje me të gjitha detyrimet tona ndërkombëtare.”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s po ashtu i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet, dhe të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshjes e Minskut, për të cilën ai këmbëngul se mbetet “baza më e mirë për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit” në Ukrainë, megjithë shkeljet e shumta që i janë bërë.​

“Rusia, natyrisht, mund të veprojë, duke plotësuar detyrimet e Marrëveshjes së Minskut, që kërkon tërheqjen e të gjitha trupave nga Ukraina Lindore dhe të nddërpresë mbështetjen për separatistët. Ky do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm për t’i dhënë fund shkallëzimit të situatës në Ukrainën Lindore. Do ishte njëkohësisht një kontribut i rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjes së Minskut dhe të armëpushimit.”

Zoti Stoltenberg po ashtu e kritikoi Rusinë për zhvillimin e atyre që ai i përshkoi si “manovra ushtarake të menjëhershme”, duke shtuar tensionet në mbarë Europën. Për ne është e rëndësishme të shmangim situata, keqkuptime, aksidente që dalin jashtë kontrollit, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-, Jens Stoltenberg foli për marrëdhëniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kushtet kur Rusia është përpjekur të shtrijë ndikimin e saj edhe në këto vende.

Ai tha se ato janë vende dhe kombe të ndryshme, të cilave u duhen respektuar vendimet dhe intregriteti territorial.

“Ato nuk duhet të jenë pjesë e ndonjë sfere influence. Ne kemi vende anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor: Slloveninë, Kroacinë, Shqipërinë. Ne kemi gjithashtu partneritet me Bonsje Hercegovinën, me Serbinë dhe vende të tjera në rajon. Ne bashkëpunojmë me ta si partnerë, si vende aleate dhe do ta zgjerojmë bashkëpunimin me ta, duke u bazuar tek respektimi i plotë i sovranitetit dhe integritetit të këtyre vendeve.”

Këto komente Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri gjatë një intrevistë ekskluzive për Zërin e Amerikës në Uashington.

XS
SM
MD
LG