Lidhje

Stoltenberg: Norvegjezët do të vetëmbrohen, nuk kanë frikë nga dhuna

  • Zëri Amerikës

Stoltenberg: Norvegjezët do të vetëmbrohen, nuk kanë frikë nga dhuna

Stoltenberg: Norvegjezët do të vetëmbrohen, nuk kanë frikë nga dhuna

Kryeministri i Norvegjisë Jens Stoltenberg tha se norvegjezët do të vetëmbrohen, duke treguar se nuk kanë frikë nga dhuna dhe se përgjigja ndaj sulmeve të javës së kaluar do të jetë “më tepër demokraci dhe transparencë”.

Ndërkohë policia tha se një valixhe e dyshimtë e gjetur në një autobuz në stacionin qendror të kryeqytetit Oslo, nuk përbën rrezik.

Zyrtarët e hekurudhës thanë se pjesë të stacionit u evakuua sot, pasi u gjet një çantë e braktisur në një zonë ku nisen autobuzët drejt aeroportit.

Norvegjia është në gjendje të lartë gatishmërie pas sulmit me bombë dhe masakrës javën e kaluar që lanë 76 të vrarë.

Policia dje filloi të bëjë të njohura emrat e disa prej personave të vrarë në ndërtesën e qeverisë në Oslo dhe në një kamp rinie.

XS
SM
MD
LG