Lidhje

Kryeministri norvegjez si shofer taksie


Kryeministri i Norvegjisë thotë se vendi më i mirë për të mësuar çfarë njerëzit mendojnë është në taksi. Kështu Jens Stoltenberg u maskua si shofer taksie një ditë dhe udhëtoi me pasagjerë të ndryshëm përreth Oslos.

Pamjet nga skema e kryeministrit si shofer taksie në qershor u publikuan në faqen elektronike të një të gazete të përditshme dje dhe në llogarinë e kryeministrit në Facebook.

Skema e planifikuar nga një agjenci reklamash si pjesë e fushatës për ri-zgjedhjen e zotit Stoltenberg u regjistrua nga kamerat e fshehta që kapin pikëpamjet e norvegjezëve mbi politikën dhe reagimet e tyre kur kuptojnë se kanë patur si shofer taksie kryeministrin.

Kamerat e fshehta kapin gjithashtu një rëfim nga kryeministri, ai nuk ka ngarë makinë në tetë vjet.

Një pasagjer ishte aq i impresionuar me aftësitë e zotit Stoltenberg si shofer saqë tha se nuk kishte parë shofer më të mirë taksish.

Partia laburiste e zotit Stoltenberg radhitet pas konservatorëve të opozitës në anketat e opinionit për në zgjedhjet e shtatorit.
XS
SM
MD
LG