Lidhje

Stoltenberg: NATO mirëpret një ftesë për “Zapad 2017”


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot në Bruksel se aleanca do të mirëpriste një ftesë nga Rusia për të vëzhguar stërvitjen e saj më të madhe ushtarake.

Rusia ka bërë të ditur planet për të organizuar në vjeshtën e këtij viti stërvitjen “Zapad 2017” pranë kufijve të saj perëndimorë. Nuk është ende qartë se sa trupa do të marrin pjesë.

Zoti Stoltenberg tha se NATO-ja ka trefishuar madhësinë e forcës reaguese dhe ka krijuar një forcë të re sulmuese që i jep Aleancës avantazhin e lëvizjes së shpejtë.

Zoti Stoltenberg tha se NATO-ja mund të përforcojë me shpejtësi vendet baltike, Poloninë dhe të gjitha pjesët ku vepron Aleanca, nëse do të jetë e nevojshme. Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme që NATO-ja të reagojë në mënyrë të matur dhe proporcionale. "Nuk duam një luftë të re të ftohtë, nuk do të kërkojmë një përplasje me Rusinë dhe një garë të re armatimesh", tha ai.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG