Lidhje

Rolling Stones, Trumpit: Mos përdor këngët tona


Grupi legjendar i rokut The Rolling Stones i ka kërkuar Donald Trumpit, kandidatit republikan presidencial, të mos përdorë këngët e tij në aktivitetet për fushatë.

“The Rolling Stones nuk kanë dhënë ndonjëherë leje për përdorimin e këngëve dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të tyre,” thuhet në një deklaratë të grupit.

Në aktivitetet e zotit Trump për fushatë janë përdorur shpesh këngët "You Can't Always Get What You Want" dhe "Start Me Up" për të mobilizuar turmat.

Më parë artisti Everlast i kërkoi fushatës së Donald Trumpit të ndalë përdorimin e këngës “Jump Around” ndërsa Neil Young, R.E.M. dhe Adele kanë shprehur ankesa për përdorimin e këngëve të tyre.

Disa artistë kundërshtojnë përdorimin e këngëve të tyre pa leje pasi kërkojnë kompensim financiar për këtë përdorim; të tjerët shprehin kundërshtim pasi nuk duan që vepra e tyre të shoqërohet me një mesazh politik të cilin ata e kundërshtojnë.

XS
SM
MD
LG