Lidhje

Zona e Uashingtonit goditet nga stuhi të furishme


Zyrtarët kanë konfirmuar dy të vdekur në pjesën veriore të Virxhinias, si rezultat i rrëzimit të pemëve

Një numër stuhish të furishme goditën mbrëmë zonën e Uashingtonit, duke ndërprerë rrymën elektrike për 1.5 milion banesa e biznese.

Stuhitë me erëra të forta që filluan mbrëmë, shkulën pemë e dëmtuan edhe çatitë e disa banesave. Degë të thyera kishin bllokuar rrugë të rëndësishme në lagje periferike në Uashingtonit, në shtetet Merilend dhe Virxhinia. Zyrtarët kanë konfirmuar dy të vdekur në pjesën veriore të Virxhinias, si rezultat i rrëzimit të pemëve.

Erërat me shpejtësi afro 130 kilometra në orë pasuan një ditë përvëluese, ku temeraturat arritën në 40 gradë celcius. Edhe sot pritet të jetë një ditë e nxehtë dhe autoritetet u kanë bërë thirrje personave me probleme shëndetësore dhe që aktualisht nuk kanë rrymë elektrike, të gjejnë strehim në mjedise me ajër të kondicionuar.
XS
SM
MD
LG