Lidhje

Berisha: Promovim vlerave të Këshillit të Europës


Shqipëria ka presidencën e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshilit të Europës. Kryeministri paraqet objektivat

Kryeministri shqiptar Sali Berisha mbajti sot një fjalim përpara Asamblesë së Këshillit të Europës në cilësinë e kryesuesit të radhës së Komitetit të Ministrave të këtij institucioni.

Ndërsa bëri një përshkrim të ndryshimeve që vendi ka pësuar në vitet e demokracisë, kryeministri Berisha theksoi se “Presidenca Shqiptare e Komitetit të Ministrave është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar që në 6 muajt në vijim të punojë më përkushtim dhe në bashkëpunim të ngushtë me vendet anëtare, Asamblenë Parlamentare dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të promovuar edhe më tej vlerat dhe objektivat e organizatës sonë.

Janë pikërisht vlerat e përbashkëta e universale të lirisë e të drejtave themelore të njeriut, demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut të lirë, të mbështetura nga aspirata për paqe, zhvillim e prosperitet e popujve tanë, janë lidhjet e forta që bashkojnë vendet e kombet tona, të pasura në tradita unike e të spikatura historike, kulturore, gjuhësore apo të besimit; ndaj edhe presidenca shqiptare ka zgjedhur moton domethënëse "Të bashkuar në diversitet".

Një tjetër synim i rëndësishëm, sipas kryeministrit shqiptar “do të jetë forcimi i dialogut dhe bashkëpunimi me vendet e Afrikës Veriore dhe Mesdheut, të përfshira në të ashtuquajtura “Pranvera arabe”. Ne – theksoi më tej zoti Berisha - mbështesim plotësisht aspiratat demokratike të këtyre vendeve dhe popujve. Ne besojmë se këto vende mund të gjejnë në përvojën e pasur të Këshillit të Europës, organizmave të tij modele realisht ndihmues në ndërmarrjen e tyre historike për më shumë demokraci e shtet ligjor dhe për shoqëri të hapura e të zhvilluara që respektojnë të drejtat e liritë themelore të individit dhe minoriteteve.

Eshtë hera e parë që Shqipëria merr presidencën e Këshillit te Europës, që prej anëtarësimit të saj në 1995. “Kjo ngjarje – deklaroi kryeministri – është diamanti në kurorën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”.

Më tej për afër një orë kryeministri shqiptar ju përgjigj pyetjeve nga anëtarët e asamblesë që kishin të bënin që nga problemet e brendshme politike në vend, të ato të rajonit, raportin e relatorit të asmbalesë Dikc Marty për një trafik të mundshëm organesh apo marrëdhëniet me Kosovën e Serbinë.
XS
SM
MD
LG