Lidhje

Strategjia Trump-Clinton

  • Jim Malone

Për shumë votues, gara presidenciale e këtij viti mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton mund të përfundojë në zgjedhjen mes një kandidati që premton ndryshim dhe një tjetri që ofron stabilitet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone shpjegon sesi çështjet e ndryshimit dhe temperamentit kanë marr një rëndësi të madhe në fushatën për në Shtëpinë e Bardhë.

Demokratja Hillary Clinton duke bërë fushatë në Pensilvani me nënpresidentin Joe Biden.

Clinton është ngjitur në anketat e fundit pjesërisht për shkak të rritjes së shqetësimit të votuesve rreth aftësive të Donald Trumpit për të qënë president.

“Nuk ka dyshim se Donald Trump nuk ka temperamentin e duhur dhe është krejtësisht i pakualifikuar për të qënë president i Shteteve të Bashkuara!”

Anketat e fundit tregojnë se rreth një e treta e amerikanëve besojnë se zoti Trump ka temperamentin e duhur për të qënë president, ndërsa gati gjashtë në dhjetë amerikanë besojnë se zonja Clinton e ka temperamentin e duhur.

Të dyja këto anketa tregojnë gjithashtu se shumë votues nuk e besojnë kandidaten Clinton, kryesisht për shkak të pikëpyetjeve rreth përdorimit të serverit privat të emailave kur ishte Sekretare e Shtetit.

Trump u përpoq ta kthente vëmendjen tek Clintoni gjatë një fjalimi kohët e fundit mbi politikën e jashtme.

“Incident pas incidenti vazhdon të vërtetojë faktin se Hillary Clintonit i mungon gjykimi i duhur, siç është thënë edhe nga Bernie Sanders, qëndrueshmëria, temperamenti dhe karakteri moral për të drejtuar vendin tonë.”

Trump mund të përfitojë nga dëshira e publikut për ndryshime. Gati dy të tretat thonë se vendi është në rrugën e gabuar.

Por të dy kandidatët vuajnë nga imazhi negative në anketa, thotë Frank Newport me agjencinë Gallup.

“63 pë rqind e publikut amerikan kanë opinioni negative për Donald Trumpin. Po ashtu edhe për Hillary Clintonin, opinion negative është në shifrat 55 deri 56 për qind. Pra niveli i opinionit negative ndaj saj nuk është aq i lartë sa ndaj Trumpit.”

Temperamenti i Donald Trumpit ka dal si një çështje kryesore në javët e fundit pas një seri debatesh të nxitura nga pretendime e tij të diskutueshme, komentet dhe sulmet.

Shumë republikanë duan që Trumpi të ulë retorikën e tij dhe të përqëndrohet tek Clintoni, thotë analisti Scot Faulkner.

“Ai duhet tani të marrë kthesën, dhe kjo nuk do të thotë të moderojë apo të hedhë thumba. Ai duhet të zgjerojë bazën e mbështetjes për të tërhequr sa më shumë votues.”

Zoti Trump ka riorganizuar drejtimin e ekipit të tij të fushatës së tij përsëri me shpresën e një kthimi politik. Por ai e përjashton ndryshimin e stilit e diskutueshëm të fushatës.

“Nuk dua të ndryshoj. Të gjithë thonë, ‘kur do të ndryshosh?' Nuk dua të ndryshoj. Dua të jem vetvetja.”

Zonja Clinton ka arritur të ketë një kryesim të qëndrueshme në anketat e fundit kombëtare dhe në shtetet e rëndësishme dhe shansi më i mirë i rivalit të saj Trumpit për të ndryshuar fushatën mund të mos vijë deri në debatin e parë presidencial që zhvillohet në fund të shtatorit.

XS
SM
MD
LG