Lidhje

Gjykata, Strauss-Kahn i pafajshëm


Një gjykatë franceze në Lille e nxorri sot të pafajshëm ish-kreun e FMN-së Dominique Strauss-Kahn për akuzat për organizimin e festave seksuale, në një skandal që i dha fund karrierës së ekonomistit ndërkombëtar.

Po të ishte shpallur fajtor, Strauss-Kahn do të përballej me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë prej 1.7 milionë dollarësh.

Edhe 10 partnerë të tjerë të Strauss-Kahnit u deklaruan të pafajshëm.

Në Francë, nuk është e paligjshme të paguash për seks, por është kundër ligjit që të nxisësh prostitucionin.

XS
SM
MD
LG