Lidhje

Strauss Khan padit punonjësen e hotelit që e akuzoi për sulm seksual


Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Khan po ngre padi ndaj pastrueses së një hoteli të New Yorkut e cila e kishte akuzar atë për ngacmim seksual vitin e kaluar.

Në aktpadinë e ngritur prej tij, ku ai kërkon dëmshpërblim prej 1 milion dollarësh, thuhet se punonjësja e shërbimit e lindur në Guine Nafisatu Diallo i ka kushtuar atij jo vetëm vendin e punës në Fondin Monetar ndërkombëtar, por edhe mundësitë e tjera, përfshirë këtu presidencën franceze.

Në padi thuhet gjithashtu se akuzat e shërbëtorës i kanë kushtuar zotit Strauss-Khan shumë shqetësime.

Avokatë e Diallos e cilësuan këtë aktpadi si një zhvillim për publicitet.

Zonja Diallo e akuzoi Strauss-Khan për ngacmim seksual vitin e kaluar në një hotel luksoz ku ajo punonte. Akuzat nuk u morën parasysh sepse prokurorët vunë në pikëpyetje besueshmërinë e Diallos, por kjo nuk ndodhi para se zoti Strauss-Khan do jepte dorëheqje nga detyra e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky incident shkatërroi gjithashtu karrierën politike të zotit Strauss-Khan në Francë, ku socialistët shpresonin ta kishin si kandidat presidencial në zgjedhje.

Strauss-Khan ende ballafaqohet me një padi civile në New-York.

XS
SM
MD
LG