Lidhje

Stresi i dasmës mbretërore

  • Zëri Amerikës

Stresi i dasmës mbretërore

Stresi i dasmës mbretërore

Dita e dasmës supozohet të jetë dita më e lumtur e jetës, por zakonisht ajo është edhe dita më emocionuese dhe me shumë ankth. Nuk është për t’u habitur që disa ekspertë po ofrojnë këshilla për Princin William dhe Kate Middleton si të përballin me stresin në ceremoninë që do të ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën.

Këtu fillon e gjitha. Njoftohet fejesa dhe jepet unaza. Edhe në martesat mbretërore ku çdo gjë përgatitet nga ekspertët, nusja dhe dhëndëri janë nervoz.

Kate Middleton është vëzhguar me kujdes që kur u lidh me Princin William dhe përveç shqetësimeve rreth fustanit të dasmës dhe sa miq mund të ftojë në ceremoni, princesha e ardhshme ka shumë për të menduar.

Edhe Princi William pranoi se kishte filluar të bëhej nervoz. I pyetur përse kishte kaluar netë pa gjumë ai u përgjigj:

U tregova miqve se po bëja prova për ceremoninë dhe ndjeva të më dridheshin gjunjtë nga nervozizmi. Është shumë emocionale por jam shumë i gëzuar dhe mezi po pres.

Çifti është shfaqur në publik në detyra mbretërore, si nisja e kësaj anije të re. Kjo ka lejuar që Middleton të provojë të jetë qendra e vëmendjes.

Nuni i Princit William është ish monarku grek, mbreti Konstandin. Ai beson se është më mirë të martohesh para se të jesh mbret dhe se Princi William ka gjetur partneren e duhur.

Këshilla e tij për ciftin.... të mos shqetësohen.

Këshilla ime është të gëzojnë këtë moment në maksimum. Jam i sigurtë se ajo do të ketë një fustan të mrekullueshëm dhe do të duket shumë e bukur. Ata janë një çift i ri dhe urimet e mira vijnë nga kudo, nga të gjithë njerëzit.

Konsulentja për cështjet mbretërore e Associated Press Jennie Bond thotë se çifti nuk i shpëton dot stresit.

Të martohesh para ndoshta 30 milion njerëzve është stresuese për këdo. Mendoj se fakti që Kate ka humbur aq shumë peshë është ndoshta pasojë e stresit dhe nervozizmit që ndjen.
Kate nuk ka të si të mos ketë dëgjuar spekullimet se si do të mund të përballojë presionin e fotoreporterëve.

Jennie Bond thotë se familja mbretërore ka mësuar nga gabimet e së kaluarës.

Kate nuk është vajzë e re, 19 vjeç si Diana kur u martua. Ajo është e pjekur, është 29 vjeç dhe William me shumë zgjuarsi i ka dhënë asaj një dekadë kohë për t’u mësuar me vëmendjen e medias. Media po e ndjek atë intensivisht, por ajo ka treguar se mund ta përballojë. Nëse do të ketë shumë ndërhyrje dhe do të shohim skena të paparacëve që të ndjekin Kate sic bënë me Dianën, mendoj se familja mbretërore do të ndërhyjë dhe do të na kujtojnë atë që ndodhi me Dianën.

Psikoterapistja Carol Martin Sperry thotë se ashtu siç ndodh me të gjitha çiftet e tjera edhe çifti mbretëror është i shqetësuar sesi familjet e tyre do të shkojnë dhe në se nusja do të pëlqehet nga të gjithë.

Por ajo pranon se William dhe Kate janë nën presion edhe më të madh për të patur një martesë të suksesshme për shkak të dështimit të prindërve të princit William për të pasur një të tillë.
Martin Sherry argumenton se është e rëndësishme që çifti të mos e trajtojë ditën e martesës si gjithçka dhe fundin e çdo gjëje.

Është vetëm një ditë. Një ditë e jetës tënde... dielli do të perëndojë dhe do të lind përsëri ditën tjetër.. jeta vazhdon kështu që mos investo shumë në të. Por në rastin e tyre kjo është e vështirë.
Me koston e dasmës në miliona euro kjo është e lehtë të kuptohet.

XS
SM
MD
LG