Lidhje

Në Strugë votohet për kryetarin e komunës


Sot në Strugë bëhet rivotimi për zgjedhjen e kryetarit të komunës. Në qytetin e Strugës votohet në tre qendra votimi dhe në gjashtë qendra të tjera në fshatrat përreth, që gjithësej përfshijnë rreth tetë mijë votues.

Këta votues dalin për herë të tretë në proces për shkak të vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të Gjykatës Administrative që vendosën rivotimin me arsyetimin për parregullsi në raundin e dytë. Forca të shumta të policisë janë vendosur afër qendrave të votimit në këtë komunë.

Kandidati shqiptar Zijadin Sela në raundin e dytë kishte pesë mijë e pesëqind vota më tepër se garuesi maqedonas Vladimir Koçoski dhe pritjet janë që zoti Sela ta fitojë përsëri garën. Edhe në komunën Qendër të Shkupit përsëritet procesi në njëzet e nëntë vend-votime.

Ndërkohë, në komunën e Dollnenit mbahet raundi i dytë. Atje garojnë kandidati i Bashkimit Demkratik për Integrim dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së. Shqiptarët e atjeshëm janë ankuar për trysni të shumta të policisë gjatë ditëve të kaluara, që të votonin kandidatin e VMRO-së.
XS
SM
MD
LG