Lidhje

Studentë myslimanë akuzohen për shkelje të së drejtës së fjalës

  • Elizabeth Lee

Studentë myslimanë akuzohen për shkelje të së drejtës së fjalës

Studentë myslimanë akuzohen për shkelje të së drejtës së fjalës

Ndërsa disa amerikanë po protestojnë seancën dëgjimore që do të zhvillohet në Kongres (më 10 mars) mbi ekstremizmin mysliman në Amerikë, një komunitet mysliman në Kaliforni po lufton për atë që beson se është një çështje diskriminimi. Përkrahësit e 11 studentëve pretendojnë se prokurori i distriktit Orange në Kaliforni, po ndjek penalisht në mënyrë të padrejtë studentët që po ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese të shprehjes duke ndërprerë fjalimin e ambasadorit izraelit në universitetin e tyre. Por zyra e prokurorit të distriktit thotë se studentët kanë shkelur ligjin duke ndërprerë një aktivitet të organizuar nga universiteti.

Në këtë mbledhje të komunitetit, të ngarkuar emocionalisht, ka zemërim dhe ekziston mendimi se 11 persona janë trajtuar padrejtësisht nga prokurori i distriktit.

Komuniteti duhet të drejtojë përpjekjet për të ekspozuar këta hipokritë, këta njerëz të ngurtë anti-myslimanë, këta racistë. Ne nuk mund të vazhdojmë të vuajmë prej tyre.
Hussam Ayloush është me grupin amerikano-mysliman Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike. Ai thotë se 11 studentët e Universitetit të Kalifornisë janë viktima të diskriminimit pasi u përpoqën të protestonin paqësisht vitin e kaluar, siç shihet në këtë video të publikuar në YouTube nga fushata në mbrojtje të tyre.

Gjatë një fjalimi të ambasadorit izraelit Michael Oren në Universitetin Irvine të Kalifornisë, studentët u ngritën një nga një dhe folën kundër tij. Ata u nxorrën jashtë salle nga personeli i sigurimit dhe universiteti pezulloi përkohësisht Sindikatën e Studentëve Myslimanë.
Gati një vit më vonë, prokurori i distriktit Orange ngriti akuza kriminale kundër 11 studentëve, duke i akuzuar ata për ndërprerjen e fjalimit të ambasadorit

Djali i Mountaz Herzallahut është një nga studentët që foli gjatë fjalimit të ambasadorit. Djali i tij përballet me akuza kriminale.

Thashë me vete djali im është hero. I thashë gruas – edhe sikur ta fusin në burg si hero s’ka problem. Jam krenar për të.

Për shkak se procesi është në vazhdim, Reem Salahi, avokate e 11 studentëve po u kërkon klientëve të tyre të mos flasin për median. Ajo i dënon veprimet e prokurorit të zonës.
Udhëheqësit e komunitetit hebraik dhe të krishterë morrën pjesë gjithashtu në një takim për të treguar mbështetjen e tyre për studentët myslimanë.

Veçimi i një grupi që ushtron të drejtën e fjalës së lirë është një dëmtim i madh për mjedisin paqësor mes feve për të cilin kemi punuar shumë për ta ndërtuar.

Por Susan Schroeder, një zëdhënëse për zyrën e prokurorit të zonës, thotë se ky rast nuk ka të bëjë me amendamentin e parë të kushtetutës për të drejtën e fjalës.

Nuk është shkelje ligji të protestosh dhe të shprehësh mendimin tënd – nëse nuk pajtohesh, në se nuk na pëlqen apo na pëlqen ajo që thuhet. Është shkelje ligji të ndërpresësh fjalimin në një takim të organizuar.

Mbrojtja e së drejtës së fjalës në kushtetutën amerikane nuk është absolute.

Profesori i drejtësisë Aaron Caplan në universitetin Loyola Law në Los Angeles thotë se kjo varet ku dhe si ndodh protesta.

"Sipas ligjit të Kalifornisë, për të qënë fajtor për ndërprerjen e një takimi nuk mjafton fakti që si pjesëmarrës në takim të shprehësh pakënaqësinë me atë që thuhet aty, por duhet të kesh bërë diçka që ndikon në mundësinë për të vazhduar takimin".

Susan Schroeder nga zyra e prokurorit thotë se protestuesit shkaktuan një ndërprerje të konsiderueshme.

Folësi u ndërpre shumë herë. Në fakt, 30 minuta pas fillimit, ai po tregonte të njëjtat gjëra, pasi nuk po mbaronte dot fjalimin. Fjalimi u shkurtua. Nuk mund të organizosh dhe të ndërpresësh të drejtën e të tjerëve për të shprehur fjalën e lirë.
Më shumë se 100 profesorë nga Universiteter Irvine dhe Davis në Kaliforni, kanë kërkuar që akuzat kundër studentëve të hiqen. Në se çështja vazhdon, juris do të vendosë nëse veprimet e studentëve shkaktuan aq ndërprerje sa të përbëjnë shkelje të së drejtës kushtetuese të të tjerëve.


XS
SM
MD
LG