Lidhje

Studentët nga Kosova vizitojnë institucionet vendim-marrëse në SHBA


Arsimimi cilësor është shtylla më e fortë e zhvillimit të një shteti të ri, thotë Faton Bislimi, drejtues i fondacionit arsimor The Bislimi Group Foundation, me qendër në Halifaks të Kanadasë. Me nismën e këtij fondacioni, kohët e fundit një grup studentësh nga kolegji Victory i Prishtinës erdhi në Shtetet e Bashkuara për t’u njohur nga afër me punën e disa prej institucionieve të rëndësishme.

Zoti Bislimi, thotë se studentët kanë ardhur për të parë nga afër se si funksionon demokracia në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se kjo ishte një mundësi për studentët që të mësojnë se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare jo vetëm nga pikëpamja teorike por edhe praktike.

Zoti Bislimi shpreson që përmes këtij programi studentët e Kosovës të fitojnë përvojë për karrierën e tyre profesioniale.

Me grupin e studentëve ishte edhe ligjëruesja Leonora Selmani e cila tha se në krahasim me universitetet publike në Kosovë ku klasat janë të stërmbushura, në kolegjin Victory numri i studentëve për klasë është i kufizuar në 25 vetë.

Studentja Gresa Salihu e quan të jashtëzakonshme përvojën e saj në Shtetet e Bashkuara:

Kolegu i saj, Fejsal Salihu, thotë se u befasua nga thjeshtësia e udhëheqësve politikë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe Enkeleda Lamça, e sapo diplomuar nga kolegji Victory, vlerëson thjeshtësinë e udhëheqësve politikë me të cilët ata janë takuar dhe thotë se mbresat ishin të jashtëzakonshme.

Studentët nga Kosova thonë se kanë përfituar shumë nga takimet që kanë zhvilluar me anëtarë të kongresit dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ata shpresojnë ta ndajnë këtë përvojë me kolegët e tyre në Kosovë.

XS
SM
MD
LG