Lidhje

Studim rreth vlerave të barnave kundër depresionit


Studim rreth vlerave të barnave kundër depresionit
Studim rreth vlerave të barnave kundër depresionit

Anti-depresantët përdoren gjerësisht për të ndihmuar në zbutjen e vuajtjeve. Por pas rishikimit të studimeve të mëparshme, studjuesit në Universitetin e Pensilvanisë kanë arritur në një përfundim i cili mund të ndryshojë mënyrën e dhënies së recetave për këto ilaçe.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e studimeve të mëparshme për dy barna kundër depresionit. Në studim u përfshinë pacientë me forma të rënda, mesatare dhe të lehta të depresionit. Disave iu dhanë barna.

Të tjerëve iu dhanë placebo. Dr. Jay Fournier, autor i kryesor i studimit, thotë se tek pacientët me formën më të lehtë të depresionit ilaçet nuk kishin efekt më të madh se placebo. Ndërsa tek pacientët me formën më të rëndë të sëmundjes, ilaçet kishin një efekt shumë të fuqishëm.

Mjekët kanë mendime të ndryshme lidhur me mënyrën se si trajtohen pacientët me simptoma më pak të rënda depresioni. Studimi nuk jep rekomandime për trajtimin e sëmundjes, por vetëm sugjerime. Psikiatri Stuart Sotsky thotë se ky studim ndihmon në paralajmërimin e mjekëve, se shkalla e rëndësisë së sëmundjes është një faktor i rëndësishëm për të konsideruar mënyrën e trajtimit.

Dr. Sotsky thotë se edhe pacientët me shkallën mesatare të sëmundjes mund të përfitojnë nga barnat, por shumë të tjerë mund të kenë rezultate po aq të mira nëpërmjet ushtrimeve fizike dhe terapisë psikologjike.

XS
SM
MD
LG