Lidhje

Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit

  • Vidushi Sinha

Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit

Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit

Zbulime të reja për gjetjen e një kure për sëmundjen e Parkinsonit, po përqëndrohen tek një sërë faktorësh që përcaktojnë sëmundjen, në mënyrë që mjekët të fillojnë trajtimin, para shfaqjes së simptomave të tjera. Donacioni nga aktori Majkëll Foks i 40 milionë dollarëve për studimet mbi gjetjen e një kure për Parkinsonin, po ndihmon në financimin e studimeve në këtë fushë.

Diagnostikimi i tanishëm klinik i Parkinsonit bazohet tek dridhjet e dukshme dhe kontraktimi i gjymtyrëve. Por studjuesit thonë se nevojitet një diagnostikim më i plotë. Dr. Fernando Pagan në Universitetin Xhorxhtaun të Washingtonit është drejtor i Fondacionit për Parkinsonin.

Jo vetëm që ka simptoma tek lëvizjet motorike, të cilat janë evidentuar që nga viti 1817, por tani ne po kërkojmë të mësojmë tiparet jo-motorike dhe t’i kuptojmë kur ato shfaqen.

Dr. Pagan dhe studjues të tjerë thonë se faktorët mjedisorë dhe ata gjenetikë mund të japin informacione për sëmundjen, trajtimin e saj dhe gjetjen e një kure.

Ata po kërkojnë për mundësinë e një faktori biologjik, ose të një gjeni, i cili mund të gjendet tek shumë njerëz me Parkinson.

Një nga gjenet më të rëndësishme që kemi zbuluar është LRKK2(larktu). Pra, në se mund të mësojmë më tepër për këtë gjen të veçantë, ne mund të jemi të jemi në gjendje të gjejmë një trajtim, ose një kurë specifike për të.

Dr. Pagan thotë se gjeni LRKK2 mund t’i ndihmojë mjekët ta diagnostikojnë shpejt sëmundjen, por ai dhe ekspertë të tjerë theksojnë se njohja e këtij gjeni nuk mund të shërbejë për zbulimin e një kure, sepse Parkinsoni është i llojeve të ndryshme.

Tani, e vetmja gjë që mjekët mund të bëjnë, është trajtimi i simptomave që keqësohen gradualisht. Dr. Pagan ka marrë pjesë në një sërë analizash mbi metodat e ndërhyrjes për Parkinsonin.

Të tre provat treguan se pasja e një trajtimi është më mirë se sa të mos ketë fare. U vu re se avancimi i sëmundjes ishte më i ngadalshëm tek ata persona që ishin trajtuar më parë, krahasuar me ata persona që u mjekuan më vonë. Po mësojmë se trajtimi i Parkinsonit që nga koha kur e diagnostikojmë sëmundjen ndihmon për trajtimin e saj”.

Studjuesit thonë se Parkinsoni është sëmundja e dytë neurologjike që degjeneron me kalimin e kohës, pas asaj të Alxajmerit. Rreth 10 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje.

XS
SM
MD
LG