Lidhje

Sipas një studimi, gratë nuk marrin kujdesin e duhur të planifikimit familjar


Sipas një studimi, gratë nuk marrin kujdesin e duhur të planifikimit familjar
Sipas një studimi, gratë nuk marrin kujdesin e duhur të planifikimit familjar

Miliona gra në botë dëmtojnë shëndetin dhe shkaktojnë madje edhe vdekjen e tyre si pasojë e aborteve. Kjo sepse politikat e lindjeve të kontrolluara apo planifikimit familjar në vendet në zhvillim nuk kanë mundur që të jenë në nivelin e duhur sipas një raporti për shëndetin në botë. Instituti Gutmacher në Nju Jork thotë se rreth 47 mijë gra kanë vdekur nga abortet e pasigurta në vitin 2008 dhe se rreth 8.5 milion të tjera kanë patur komplikacione serioze për jetën mbas kësaj ndërhyrjeje.

Kina ka tre dekada që ndjek politika të rrepta për lindjet. Popullsia e Kinës llogaritet në rreth 1 miliardë e 340 milionë banorë, por numri i fëmijëve të lindur është në rënie.

Situata ekonomike botërore që rrezikohet nga recesioni, ka ndikuar edhe në rritjen e ngadaltë të numrit të popullsisë.

Por në vendet e varfëra situata e gjendjes ekonomike po fsheh një tragjedi njerëzore, sipas institutit Gutmachar.

Vitin e kaluar Instituti i Politikave për Tokën deklaroi se ishin rreth 215 milion gra anembanë botës, që ndonëse dëshirojnë, nuk mund t’i përballojnë masat e planifikimit familjar. Gilda Sedgh studiuese në këtë institut, thotë se ndikimet kulturore që e ndalojnë abortin apo i stigmatizojnë gratë që duan të abortojnë, i detyrojnë gratë të gjejnë forma alternative.

“Ato shkojnë për abort tek njerëz që janë pa parvojë. Ato marrin ilaçe helmuese apo substanca të tjera që ne i quajmë pastrues si dhe përdorin mjete të forta rrethanore të cilat shkaktojnë komplikacione serioze për shëndetin e tyre”.

Doktori Richard Horton është redakor në revistën mjekësore The Lancet, e cila ka botuar raportin e insitutit Guttmacher.

“Çështjet e planifikimit familjar dhe abortet për arsye politike apo ideologjike, janë stigmatizuar, çensuruar dhe e parë me sy të keq. Por pasojat janë kaq negative, sa aborti nuk duhet parë vetëm si një tragjedi, por si një krim për të ardhmen e shëndetit të gruas”.

Gjendja në Evropën Perëndimore është më e mirë për shkak të kuptueshmërisë më të mirë të shëndetit riprodhues, si pasojë e edukimt seksual dhe investimit në lehtësisnë e përdorimit të kontraceptivëve.

Në Britaninë e Madhe shkalla e aborteve është 1.7% , në Shtetet e Bashkuara 1.9% dhe në Evropën Lindore dy herë më e lartë se kaq, ndërsa në Amerikën Latine dhe në Afrikë, rreth 97% e aborteve nuk janë të sigurta për shëndetin e gruas. Zonja Sedgh thotë:

“Ligji për abortin nuk ndikon kaq shumë në vendimin e një gruaje për të kryer ose jo abort. Nuk mund të thuash se si pasojë e ligjit kufizues gratë abortojnë më shumë, kjo nuk ka të bëjë me ligjin. Nëse një grua nuk do të ketë një fëmijë, ajo nuk duhet t’a ketë fëmijën. Ajo që është e rëndësishme, ajo që do të ulë nivelet e abortit është mundësia e përballimit të mjeteve të planifikimit familjar”.

Doktori Horton sheh si problemin më të madh në rang botëror stabilitetin e sistemit shëdetësor.

Vitin e kaluar ai drejtoi një grup pune të Kombeve të Bashkuara për informimin dhe përgjegjësinë e shëndetit të gruas dhe fëmijës. Sipas tij, frika, shqetësimi qoftë edhe vetëm për ta përfshirë fjalën abort në një dokument të OKB-së, është kaq e dëmshme, sa që trysnia e ushtruar rezultoi praktikisht në fshirjen e kësaj çështjeje nga dialogu global.

Në Indi, rrugët e tejmbushura dhe trafiku i dëndur janë dëshmi e rritjes së popullsisë. Ky vend është i dyti me popullsinë më të madhe në botë, me 1.2 miliardë banorë. India pritet ta tejkalojë Kinën në vitin 2030 pasi parashikohet që popullsia e vendit të arrijë në 1.6 miliardë banorë.

XS
SM
MD
LG