Lidhje

Studimi lidh pirjen e duhanit me kancerin në prostat


Studimi lidh pirjen e duhanit me kancerin në prostat
Studimi lidh pirjen e duhanit me kancerin në prostat

250 mijë njerëz në botë vdesin çdo vit nga kanceri i prostatës. Vdekja nga ky lloj kanceri mund të jetë një përvojë e hidhur, e gjatë dhe e dhimbshme. Tani një studim i ri tregon se njerëzit që pinë cigareve janë në rrezik më të madh nga një lloj vdekjeprurës, agresiv i kancerit të prostatës.

Ndërsa 1 në 5 amerikanë ende pi duhanit, qeveria amerikane njoftoi këtë javë se së shpejti do të kërkojë që të gjitha paketat e cigareve të shitura në Shteteve të Bashkuara duhet të përmbajnë paralajmërime grafike tepër tronditëse mbi dëmet që pirja e duhanit i shkakton shëndetit. Por edhe me paralajmërime të tilla, shumë njerëz e kanë të vështirë të heqin dorë nga pirja e duhanit.

"Lënia e duhanit është një nga gjërat më të vështira." thotë Mil Arcega, i cili ka filluar të pijë cigare që në moshën 16 vjeç.

"Kam provuar shumë herë për t'a lënë duhanin, por pa sukses", thotë Arcega.

Arcega është një koleg i Zërit të Amerikës. Por historia e tij është është e ngjashme me atë të shumë të tjerëve.

"Unë e kam lënë duhanin 3 ose 4 herë", thotë Kris.

Pirja e duhanit mund të shkaktojë të paktën 10 lloje të ndryshme kanceresh, përfshi kancerin në mushkëri.

"Babai im vdiq kohët e fundit nga kanceri i mushkërive dhe ai kishte filluar të pinte duhan që në moshë të re. Nuk dua që kjo të ndodhë me mua. E kam rralluar. Sot piva cigaren e parë në një javë", thotë Edwin.

Tani, një lloj tjetër kanceri është shtuar në listën e gjatë të sëmundjeve që lidhen me duhanin.

Stacey Kenfild i shkollës së Shëndetit Publik në Harvard thotë se;

"Kanceri i prostatës është tani një tjetër sëmundje e lidhur me pirjen e duhanit."

Stacey Kenfield kryesoron një studim ku morrën pjesë më shumë se 5 mijë burra të diagnostikuar me kancer të prostatës. Shkencëtarët i vëzhguan ata për 20 vjet, dhe zbuluan se personat që aktualisht pinin duhan ishin 61 përqind më në rrezik të vdisnin nga kanceri i prostatës. Por edhe nëse mbijetonin sëmundjen, nëse vazhdonin të pinin duhan, rreziku për kthimin e kancerit shtohej 60 përqind

Pirja e duhanit u shoqërua tek këta njerëz me një kancer më agresiv në prostat. Duhanpirësit, tek të cilët kanceri nuk ishte përhapur në kohën e diagnostikimit, kishin një rritje 80 për qind për rrezik vdekjeje.

Kenfield thotë se mesazhi është se njerëzit duhet t'a lënë duhanin për të shtuar mundësinë e tyre për mbijetesë nëse diagnostikohen me kancerin e prostatës.

"Meshkujt që kishin duhanin të paktën 10 vjet para diagnostikimit me kancer në prostat, ishin në të njëtën shkallë të ulët rreziku me njerëzit që kurrë nuk kishin pirë duhan."

Shkencëtarët thonë se këto zbulime tregojnë se edhe ndaj sëmundjeve më të rrezikëshme, ekzistojnë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e vdekjes nga kanceri i prostatës. Por, për duhanpirësit që e kanë të vështirë të heqin dorë nga duhani, studimi mund të ketë pak ndikim.

"Ne", thotë Arcega "gjithmonë i kushtojmë vëmendje studimeve që sugjerojnë se pirja se duhanit shkakton vdekjen. Këtë të gjithë e dinë. Por njeriu gjithmonë gjen mënyra justifikimi se sëmundja ose vdekja është diçka që i ndodh dikujt tjetër."

Studimi që lidh përdorimin e duhanit me kancerin e prostatës u botua në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

XS
SM
MD
LG