Lidhje

Studimi: Ngrënia e çokollatës mund të shpëtojë jetën


Studimi: Ngrënia e çokollatës mund të shpëtojë jetën
Studimi: Ngrënia e çokollatës mund të shpëtojë jetën

Një studim në Suedi ka gjetur se sa më shumë çokollatë që konsumojnë gratë, kryesisht çokollata e zezë, aq më shumë u ulet rreziku i goditjes në tru.

Studimi shqyrtoi 33 mijë gra dhe gjeti se dy çokollata në javë duket se reduktojnë shanset e grave për goditje në tru. Rezultatet mbështesiin faktet që e lidhin çokollatën me shëndetin e zemrës, por mjekët paralajmërojnë se nuk duhet tejkaluar konsumimi.

Shkencëtarët besojnë se disa substanca në kakao ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, një faktor që kontribon në goditjet në tru.

Por sasia e kakaos në llojet e ndryshme të çokollatave ndryshon. Çokollatat e konsumuara në Suedi kanë deri në 30 përqind kakao. Ndërsa çokollatat amerikane kanë një përmbajtje edhe më të vogël.

XS
SM
MD
LG