Lidhje

Studjuesit: Plani i Trumpit vret ekonominë


Një grup konservator kërkimesh ekonomike në Uashington arrin në përfundimin se deklaratat e kandidatit për president Donald Trump se do të deportojë 11 milionë imigrantë të paligjshëm do ta tkurrin ekonominë rreth 2%.

Forumi për Veprim Amerikan tha sot se afro 7 milionë imigrantë, shumë prej të cilëve janë futur nga Meksika, ose janë nga vende të Amerikës Qendrore, janë të punësuar në ekonominë amerikane dhe dëbimi i tyre do të eliminonte 381-623 miliardë dollarë nga prodhimi vendas.

Grupi kërkimor arrin në përfundimin se nëse imigrantët eliminohen nga tregu i punës, shumë prej punëve që ata bëjnë mund të mbeten bosh pasi sektorët ku punojnë ata: bujqësia, ndërtimi dhe hoteleria mund të mos gjejnë njerëz të interesuar për të punuar.

Presidenti i forumit Douglas Holtz-Eakin shprehet: “Ato që thotë Trumpi nuk funksionojnë aspak”.

Po sipas grupit kërkimor, plani i Trumpit do t’i kushtonte qeverisë federale 400-600 miliardë dollarë për një periudhë 20 vjeçare, pasi do të duhen mijëra punonjës federalë shtesë për të punësuar personelin që do të kapte imigrantët e paligjshëm, do t’i fuste ata në sistemin e procesimit, para se t’i kthente në atdhe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG