Lidhje

Uashingtonit i kanoset stuhi bore


New England Snow

New England Snow

Banorët në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një stuhi të fuqishme bore që kërcënon të mbulojë kryeqytetin, Uashington, me një shtresë deri në 60 centimetra.

Kryetarja e bashkisë së kryeqytetit Muriel Bowser ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të stuhisë dhe ka nxjerrë paralajmërim se gjendja hyn në fuqi nesër gjatë orëve më të rënda të trafikut. Shkollat do të jenë të mbyllura nesër në përgatitje për stuhinë, e cila pritet të shkaktojë ndërprerje energjie në shumë lagje dhe të paralizojë transportin. Gjendje të jashtëzakonshme janë paralajmëruar edhe për shtetet Mariland dhe Virxhinia.

Stuhia pritet të prekë miliona banorë nga Kentaki deri në pjesën verilindore nga e premtja deri të dielën.

Meteorologët nuk bien dakord për trajektoren e stuhisë dhe rreshjet që do të sjellë me vete.

XS
SM
MD
LG