Lidhje

SHBA: Verilindja e bllokuar nga dëbora


Rreth një metër dëborë ra në Kënektikat dhe një rekord prej 78 centimetrash në Portland të Meinit, qindra mijëra banorë pa energji elektrike

Pjesa më e madhe e rajonit verilindor të Shteteve të Bashkuara mbetet e bllokuar dhe qindra mijëra banorë janë pa energji elektrike, pas një stuhi dëbore me erëra që e kaluan shpejtësinë e 100 kilometrave në orë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Weaver, na informon për pasojat e stuhisë që ende vazhdon në pjesë lindore të Kanadasë ndërkohë që po zhvendoset në det.

Banorët e Nju Jorkut dhe gjashtë shteteve të Nju Englandit po pastrojnë dëborën për të lëvizur makinat pas stuhistë që la shumë prej tyre të bllokuar dhe 700 mijë shtëpi pa energji elektrike. Mijëra fluturime u anulluan dhe ndalimi i udhëtimit u shpall në Kënektikat, Masaçusets dhe Rode Ijlënd.

Zyrtarët thanë se mund të kalojnë disa ditë para se të rivendoset energjia elektrike në disa zona. Rreth një metër dëborë ra në Kënektikat dhe një rekord prej 78 centimetrash në Portland të Meinit.

Nju Jorku i shpëtoi stuhisë me 30 vetëm 30 centimetra dëborë. Por në Long Ijlënd qindra makina u bllokuan në autostradën “Long Island Expressway”, disa prej tyre gjatë gjithë natës.

“Ose duhet të dalësh nga rruga, ose do të goditesh nga traktori që pastron dëborën”, thotë një shofer taksie.

Stuhia e borës shkaktoi përmbytje në disa qytete bregdetare përgjatë brigjeve të verilindore të Atlantikut dje. Në Plimuth të Masaçusets, uzina e energjisë bërthamore Pilgrim u mbyll pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Zyrtarët thanë se ajo nuk përbënte rrezik.

Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Amerikan, Dona Morrisei, foli dje me Zërin e Amerikës nga Kejp Kodi, një gadishull në Masaçusetes.

"Pashë një traktor që erdhi për të pastruar dëborën, kështu duket se ka filluar puna për hapjen e rrugëve, por mendoj se është ende e rrezikëshme të dalësh në rrugë, të paktën tani për tani”.

Të paktën katër vdekje janë shkaktuar nga kjo stuhi dëbore në Shtetet e Bashkuara dhe të paktën tri të tjera në Kanasa. Zyrtarët thonë se kushtet vazhdojnë të jenë të rrezikëshme, veçanërisht me uljen e temperaturave gjatë natës.
XS
SM
MD
LG