Lidhje

Një stuhi masive dimërore ka përfshirë pjesën juglindore të SHBA

  • Zëri Amerikës

Një stuhi masive dimërore ka përfshirë pjesën juglindore të SHBA

Një stuhi masive dimërore ka përfshirë pjesën juglindore të SHBA

Një stuhi masive dimërore ka përfshirë pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë si rezultat anulimin e fluturimeve në shtetet juglindore të vendit.

Pritet që stuhia të përfshijë sot Nju Jorkun dhe pjesë të tjera të shteteve verilindore, ku pritet të bjerë deri në 36 centimetra borë. Stuhia përfshiu të dielën pjesë të shteteve jugore, ku stuhitë e borës nuk janë të zakonshme. Në disa prej tyre ra 15 centimetra borë.

Guvernatorët e Luizianës dhe Karolinës së Veriut deklaruan gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të akullit nëpër në rrugë.

Mijëra fluturime u anuluan në një nga aeroportet më të mëdha, në Atlanta të Xhorxhas. Vetëm sot atje janë anuluar 661 fluturime.

Stuhia tani po lëviz në drejtim të Nju Jorkut. Kjo do të jetë një provë për zyrtarët e qytetit, të cilët kanë pranuar se nuk morën masat e duhura për borën dhe ngricat muajin e kaluar, duke i lënë shumë rrugë të qytetit të bllokuara nga bora dhe duke mos ju përgjigjur tefonatave urgjente të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG