Lidhje

Stuhi vdekjeprurëse dimërore në SHBA


Një stuhi vdekjeprurëse dimërore ka mbuluar pjesën më të madhe të juglindjes së Shteteve të Bashkuara me rreshje dëbore, shi të ngrirë dhe akull.

Stuhia përfshiu rajonin nga Teksasi në Karolinën e Veriut dhe të Jugut, duke shkaktuar ndërprerjen e rrymës elektrike për qindra mijëra biznese dhe shkolla. Mijëra fluturime janë anuluar, shumica në qytetin e Atlantës në shtetin e Xhorxhias.

Disa zona në Karolinën e Veriut njoftohet të kenë më shumë se 25 centimetra dëborë. Meterologët thane se më shumë se një centimerët akull nga stuhia po rëndon dhe po thyen pemë duke shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit e quajti stuhinë “ një ngjarje me përmasa historike”. Autoritetet thane se akulli dhe dëbora ishin shkaktarët e dy vdekjeve në Misisipi dhe të paktën tre në veri të Teksasit.

Stuhia pritet të lëvizë në veri, në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara sot dhe nesër.
XS
SM
MD
LG