Lidhje

Stuhia ndal përpjekjet në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Përpjekjet për të mbyllur përfundimisht pusin e çarë në Gjirin e Meksikës pësuan një sprapsje, ndërsa grupet e punës u detyruan të evakuohen nga zona pas kërcënimeve të një stuhie tropikale.

Kreu i ekipit që drejton përpjekjet e qeverisë amerikane, Thad Allen tha se anijet po largohen nga zona. Mes tyre është edhe një pajisje shpimi që po punonte në pusin e dëmtuar e që konsiderohet të jetë zgjidhja përfundimtare për të mbyllur të çarën.

Allen u tha gazetarëve sot se efektet e stuhisë mund të fillojnë të ndjehen në Gji nesër. Ai tha se zyrtarët kanë besim se pusi është në gjendje që ta lejojë kupolën të mos zhvendoset pasi të ikin anijet ndërsa stuhia largohet.

Kupola e vendosur që po ndalon naftën të derdhet në Gjirin e Meksikës që nga java e kaluar.

Shërbimi Meterologjik tha se stuhia tropikale Bonnie me erëra deri në 65 kilometra në orë, pritet të zhvendoset sot në jug të Floridës para se të mbërri në Gjirin e Meksikës ditën e shtunë.

XS
SM
MD
LG