Lidhje

Stuhitë e fuqishme shkaktojnë të vdekur në Shtetet e Bashkuara


Një sistem i fuqishëm stuhish la pas shkatërrime në pjesën qëndrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara si dhe 12 të vdekur.

Sistemi i stuhive u shndërrua në tornado që goditi fillimisht një qytet në Illinois duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur 100 të tjerë. Zyrtarët thane se 250 deri në 300 shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan.

Tornadoja vrau tre njerëz të tjerë në Mizuri dhe shkaktoi shkatërrime të shumta në një pikë turistike ku u plagosën 37 persona dhe u dëmtuan disa hotele dhe teatro. Stuhitë e fuqishme vranë tre persona në shtetin juglindor të Tenesisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG