Lidhje

Suarez, lojtari i vitit


Sulmuesi i skuadrës së Liverpulit Luis Suarez u cilësua përmes votimit si lojtari i vitit, nga Shoqata e Futbollit Profesional në Britani.

27-vjeçari nga Uruguaji bëhet kështu latino-amerikani i parë që merr medaljen për këtë titull prestigjioz. Suarez është lojtari i Liverpulit që ka shënuar më shumë gola gjatë një viti, gjithsej 30 gola.

Me këtë titull, ai duket se i jep fund disa incidenteve të mëparshme që e kanë nxjerrë atë jashtë lojës. Gjatë vitit të fundit ai ka mundur të rifitojë admirimin edhe të rivalëve, në saje të punës dhe talentit të tij.

Titullin e lojtarit të vitit për të rinjtë e fitoi lojtari 23-vjeçar i skuadrës së Chelsea-it, Eden Hazard.
XS
SM
MD
LG