Lidhje

Suarez përsëri kafshon?


Sulmuesi i Uruguajit Luis Suarez mund ta ketë përsëri punën pisk, sepse me sa duket ka kafshuar një lojtar italian në ndeshjen e së martës.

Incidenti u dha herë pas here në transmetimin TV të ndeshjes, dhe aty duket Suarez duke kafshuar shpatullën e mbrojtësit italian Giorgio Chiellini, gjatë një dyluftimi në zonën italiane të rreptësisë, rreth një minutë para se Uruguaji të shënonte në minutën e 81-të.

Uruguaji fitoi 1-0 dhe u kualifikua për fazat eliminuese, ndërsa Italia katër herë kampione është eliminuar.

Ky është incidenti i tretë i këtij lloji me sulmuesin e talentuar.

Suarez u ndalua të luajë në shtatë ndeshje nga federata holandeze e futbollit në vitin 2010, pas kafshimit të lojtarit të PSV Eindhoven, Otman Bakkal, kur luante për Ajax-in.

Pasi u transferua në Liverpool, ai kafshoi Branislav Ivanovic të Chelseas në vitin 2013 dhe u ndalua të luajë në 10 ndeshje.
XS
SM
MD
LG