Lidhje

Mirëpritet marrëveshja mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka mirëpritur një marrëveshje mes Sudanit dhe Sudanit Jugor për disa çështje të pazgjidhura që kanë kërcënuar paqen e brishtë në mes të dy fqinjëve. shefi i OKB-së organizoi një takim mes udhëheqësve të Sudanit dhe Sudanit Jugor të ejten në Nju Jork.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon përshëndeti marrëveshjet mbi sigurinë, marrëdhëniet ekonomike dhe të sigurisë kufitare të nënshkruar dje në Adis Abeba.
Presidenti sudanez Omar al-Bashir dhe Presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir u takuan disa herë këtë javë në kryeqytetin etiopian në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të shmangur sanksionet e mundshme të OKB-së.
Shefi i OKB përgëzoi të dy udhëheqësit për “zgjedhjen e paqes në vend të luftës”. Por ai tha se ishte për të ardhur keq që ata nuk arritën të pajtoheshin për statusin e ardhshëm të territorit të kontestuar Abyei.

“Unë i bëj thirrje të dy vendeve që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zgjidhur këtë çështje nëpërmjet dialogut dhe për të shmangur vendimet e njëanshme që do të mund të kthenin dhunën”.

Ban Ki-Moon shprehu gjithashtu shqetësimin e tij lidhur me vazhdimin e krizës humanitare në Kordofan dhe shtetet Blue Nil, të cilat kanë qenë të prekura nga konflikti mes veriut dhe jugut.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nënpresidenti i Sudanit të Jugut, Riek Machar Teny-Dhurgon, fajësoi Khartumin për dështim në zgjidhjen e çështjes Abyei, duke thënë se presidenti Bashir e kishte refuzuar propozimin e Bashkimit Afrikan që ka vepruar si ndërmjetës.
Por ai tha se të dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje për naftën, përcakitmin e kufirit, çështjet kufitare, bankare dhe çështjet tregtare.
Nënpresidenti Teny-Dhurgon, tha se nëse marrëveshja respektohen, çështjet më të rëndësishme të pazgjidhura do të zgjidhen.

“Diplomacia do të kishte fituar dhe arsyeja do të kishte triumfuar. Me zgjidhjen e këtyre çështjeve kyçe, përgatitjet për të rifilluar prodhimin e naftës në Sudanin e Jugut tani do të fillojnë”.

Sudani i Jugut ndaloi prodhimin naftës disa muaj më parë pas një mosmarrëveshje me Khartumin mbi tarifat e tranzitit.
XS
SM
MD
LG