Lidhje

Dy paqeruajtës të vrarë në Darfur të Sudanit


Kombet e Bashkuara thonë se dy paqeruajtës kanë gjetur vdekjen kur po patrullonin rajonin Darfur të Sudanit, të përfshirë nga konflikti.

Një oficer jordanez dhe një paqeruajtës senegalez u vranë kur autokolona e tyre u sulmua dje nga persona të paidentifikuar.

Mbi 12 ushtarë ndërkombëtarë nga misioni paqeruajtës me trupa të OKB-së dhe Bashkimit Afrikan janë vrarë në Darfur gjatë 5 muajve të fundit.

Rajoni jugor i Sudanit është përfshirë nga gjakderdhja që nga viti 2003, kur kryengritësit rrëmbyen armët kundër qeverisë së Kartumit, të cilën e akuzonin për diskriminim dhe mospërfillje. Kombet e Bashkuara thonë se 300 mijë vetë kanë gjetur vdekjen nga konflikti dhe mbi 2.7 milionë kanë braktisur banesat e tyre.
XS
SM
MD
LG