Lidhje

Takim i presidentëve të Sudanit dhe Sudanit Jugor


Të dyja vendet kërcënohen me sanksione ndërkombëtare nëse nuk ka përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Presidentët e Sudanit dhe Sudanit të Jugut shpresojnë të zgjidhin mosmarrëveshje të rëndësishme lidhur me rezervat e naftës dhe vijën kufitare në një takim që filloi sonte.

Presidenti i Sudanit Omar al-Bashir dhe Presidenti Salva Kiir i Sudanit të Jugut u takuan sot në Adis Abeba të Etiopisë.

Ata pritet të arrijnë marrëveshje për çështje të nxehta që pothuajse shkaktuan fillimin e konfliktit mes dy vendeve fqinje në fillim të vitit.

Mosmarrëveshjet shkaktuan konflikte në zona të izoluara, si rezultat i pretendimeve të secilës palë për territore, përfshirë rajonin Abyei të pasur me naftë.
XS
SM
MD
LG