Lidhje

Sudani i Jugut, thirrje për dialog


Presidenti i Sudanit të Jugut dhe udhëheqësi i kryengritjes kundër tij po bëjnë secili thirrje për dialog, ndërsa vendi përpiqet të zgjidhë çështjen e përshkallëzimit të dhunës.

Duke folur sot në parlament, Presidenti Salva Kir përsëriti se është i gatshëm të bashkëbisedojë me kundërshtarët përsa kohë që nuk vihen kushte.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se nënpresidenti Riek Machar tha se dialogu mund të fillojë “menjëherë” nëse qeveria i liron aleatët e tij që u arrestuan javën e kaluar.

Machar ka qenë i fshehur që kur Presidenti Kiir e akuzoi se kishte drejtuar një përpjekje për grusht shteti më 16 dhjetor. Që atëherë përleshjet kanë shkaktuar vdekjen e qindra vetëve dhe shpërnguljen e të paktën 60 mijë të tjerëve.
XS
SM
MD
LG