Lidhje

10000 jug-sudanezë vendosen në Sudan


Rreth 10,000 jug-sudanezë janë larguar për në Sudan, ndërkohë që qindra mijëra vetë kanë braktisur banesat për t’i shpëtuar konfliktit që vazhdon prej afro një muaji.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha dje se mijëra të tjerë janë në kampe të hapura në Turalei, në veri të Sudanit të Jugut.

Kriza në Sudanin e Jugut, vendi më i ri në botë, filloi pasi Presidenti Salva Kiir largoi nga posti nënpresidentin Riek Machar.

Zoti Kiir, i cili i përket grupit etnik Dinka, akuzoi zotin Machar, të grupit etnik Nuer, se është përpjekur për të rrëzuar qeverinë.

Machar i hedh poshtë këto pretendime dhe akuzon qeverinë se po shtyp kundërshtarët politikë.
XS
SM
MD
LG