Lidhje

Presidenti sudanez viziton sot Sudanin jugor, në prag të referendumit për pavarësi

  • Zëri Amerikës

Presidenti sudanez viziton sot Sudanin jugor, në prag të referendumit për pavarësi

Presidenti sudanez viziton sot Sudanin jugor, në prag të referendumit për pavarësi

Presidenti sudanez Omar al-Bashir do të vizitojë Sudanin jugor sot, në prag të referendumit për pavarësi javën e ardhshme që pritet ta ndajë më dysh vendin më të madh të Afrikës dhe të krijojë një shtet të ri të pavarur.

Rabi Abdelati Obeid, një pjesëtar i dalluar i partisë në pushtet të Sudanit, tha se zoti Bashir do të përcjellë përgatitjet për zgjedhjet dhe do të takohet me udhëheqësit jugorë për t’u siguruar për një proces zgjedhor të hapur dhe transparent.

Zoti Obeid tha se zoti Bashir do të dëshmojë përkushtimin e qeverisë së tij për marrëdhënie të mira me jugun, edhe nëse, siç pritet, ai voton për t’u shkëputur.

Ish-presidenti amerikan Xhimi Kartër dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, do të udhëheqin një delegacion prej më shumë se 100 vëzhguesish ndërkombëtarë të referendumit. Veç kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se i dërguari i posaçëm Skot Grejshën dhe diplomati veteran Prinstën Lajmën do të jenë të dy në Sudan për votimet e së dielës.

Zyrtarët amerikanë thonë se Sudani verior dhe jugor mbeten të ndarë rreth çështjeve kyçe, përfshirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme rreth kufijve, të ardhurat nga nafta dhe fatin e rajonit të kontestuar Abjei.

XS
SM
MD
LG