Lidhje

Arrestohet një i dyshuar tjetër për sulmin në Suedi


Autoritetet suedeze kanë arrestuar një person të dytë në lidhje me goditjen me kamion të së premtes në Stokholm, që la katër të vrarë dhe 15 të plagosur.

Ende nuk janë bërë publike hollësi mbi të dyshuarin e dytë dhe se çfarë lidhjesh ka ai me 39-vjeçarin nga Uzbekistani që u arrestua fillimisht në lidhje me sulmin. I dyshuari i arrestuar të premten ishte një emër i njohur për agjencinë suedeze të zbulimit, megjithëse nuk ishte objekt i ndonjë procesi aktiv hetimesh.

Shefi i Policisë Kombëtare Suedeze tha se nuk ka deri tani asnjë shenjë që të mendohet se është arrestuar personi i gabuar. Përkundrazi, me avancimin e hetimeve forcohen dyshimet që ai ishte autori i sulmit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG