Lidhje

Suedi: Autoritetet thonë se shpërthimet janë akte terroriste

  • Stefan Bos

Suedi: Autoritetet thonë se shpërthimet janë akte terroriste

Suedi: Autoritetet thonë se shpërthimet janë akte terroriste

Dëshmitarët okularë shpërndanë video amatore nga sulmet e të shtunës, në të cilat duket një makinë që po digjet e parkuar pranë një qendre aktive tregtare në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Disa shpërthime dëgjohen nga makina e shkatërruar që autoritetet thonë se ishin edhe shpërthime gazi. Pak më vonë, qytetin e kapi paniku kur një shpërthim i dytë i madh goditi zonën pranë makinës. Pamjet televizive paraqitën trupin e një njeriu të vrarë që u gjet pas shpërdhimit të dytë.

Media suedeze tha se personi i vdekur ishte autori i sulmit vetvrasës që kishte me vete fitila bombash dhe një çantë shpine të mbushur me gozhda. Por deri tani policia nuk i ka konfirmuar këto njoftime. Në konferencë shtypi në Stokholm, Kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt tha se autoritetet po i trajtojnë shpërthimet si akte terroriste.

Drejtori i shërbimit suedez të sigurimit, Andres Thornberg tha se autoritetet po hetojnë nëse bombat mund të lidhen me një mesazh në internet që mori pak minuta para shpërthimit një agjencie suedeze lajmesh.

Thornberg shpejgoi se imaili që i drejtohej njëkohësisht edhe policisë së sigurimit të Suedisë duket se tregon që sulmet kanë të bëjnë me zëmërimin ndaj një karikature komike anti islamike dhe luftës në Afganistan.

"Unë nuk e kam lexuar imeilin, por me sa di unë ai kishte të bënte me një njeri që nuk ishte i kënaqur me zhvillimet në Suedi lidhur me pjesëmarrjen tonë ushtarake në vende të tjera si dhe me komente negative për profetin Muhamed. Por ne ende po e analizojmë këtë imail, prandaj është shpejt për të thënë më tepër”.

Media suedeze ka njoftuar se imeili përfshinte gjithashtu edhe një incizim në të cilin thuhet se Suedia nuk reagoi ndaj karikaturës për proferin Muhamed, kritika për 500 ushtarët suedezë që shërbejnë në veri të Afganistanit dhe kërcënime për sulme kundër suedezëve.

Kryeministri Reinfeldt tha se sulmi është një veprim “i papranueshëm”.

Analistët thonë se vendet skandinave kanë qënë krenare për krijimin e një shoqërie të qendrueshme dhe paqësore, si dhe për shmangijen e trazirave që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Evropës.

XS
SM
MD
LG