Lidhje

Suedia do të njohë Palestinën


Shtetet e Bashkuara thanë se njohja nga qeveria e re suedeze e një shteti palestinez është "e parakohshme."

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se SHBA mbështesin përpjekjet për krijimin e një shteti palestinez, por kjo "mund të vijë vetëm nëpërmjet një rezultat të arritur me negociata", nga të dyja palët.

Ajo tha se izraelitët dhe palestinezët duhet "të bien dakord mbi kushtet se si do të jetojnë në dy shtete të ardhshme."

Kryeministri suedez Stefan Lofven tha dje në fjalimin e tij të betimit në parlament se Suedia do ta njohë shtetin e Palestinës. Megjithatë, nuk ishte e qartë se kur do të bëhet zyrtare njohja.

XS
SM
MD
LG