Lidhje

Sulm vetëvrasës në Turqi, vritet një polic


Autoritetet turke thonë se një polic humbi jetën dhe një tjetër u plagos nga sulmi vetëvrasës i një gruaje ndaj një stacion policie në Stamboll.

Sipas njoftimeve, gruaja hyri në stacionin që ndodhet në lagjen e njohur Sultanahmet dhe, duke folur në anglisht shpërtheu eksplozivët, duke vrarë edhe veten.

Zona në fjalë frekuentohet mjaft nga turistët, sepse aty ndodhet Xhamia Blu dhe muzeu i Shën Sofisë.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Ky është sulmi i dytë brenda një jave kundër policisë pranë monumenteve historike të qytetit.

XS
SM
MD
LG