Lidhje

Kapet dhëndëri i Osama bin Ladenit


Sulaiman Abu Ghaith do të dalë në gjyq sot në Nju Jork nën akuzat për konspiracion për të vrarë qytetarë amerikanë.

Dhëndri i Osama Bin Ladenit, një ish zëdhënës i al-Kaidës, është kapur nga Shtetet e Bashkuara dhe është sjellë në Nju Jork ku edhe do të gjykohet.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Sulaiman Abu Ghaith do të dalë në gjyq sot nën akuzat për konspiracion për të vrarë qytetarë amerikanë.

Kongresisti republikan nga Nju Jorku, Peter King, vlerësoi agjentët e CIAs dhe FBIsë dje për kapjen Abu Ghaith-it kohët e fundit në Jordani.

Një gazetë turke njoftoi se Abu Gaith u kap në një hotel luksoz në Ankara. Burimet thanë se ai u deportua më pas në Jordani, ku agjentë amerikanë të zbulimit e morën nën vërrejtje. Zyrtarët turq refuzuan të komentonin për njoftimin e gazetës.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, tha se arrestimi i Abu Ghaith-it tregon se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të nxjerrin para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për sulmet në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG