Lidhje

Sulejman: Egjipti ka një plan për transferimin paqësor të pushtetit

  • Zëri Amerikës

Sulejman: Egjipti ka një plan për transferimin paqësor të pushtetit

Sulejman: Egjipti ka një plan për transferimin paqësor të pushtetit

Zëvendëspresidenti i Egjyptit Omar Sulejman njoftoi se vendi ka një plan dhe kornizë kohore për një transferim paqësor të pushtetit dhe se reforma kushtetuese do të vazhdojë. Ai thotë se Presidenti Hosni Mubarak ka formuar komitete për të mbikqyrur reformat demokratike, përfshirë ngritjen e një komiteti për hartimin e reformave kushtetuese dhe një të dytë për të vëzhguar zbatimin e tyre. Reformat kanë si synim zbutjen e kërkesave për të kandiduar për president dhe vendosjen e kufizimeve të mandatit, kërkesa kyçe të opozitës së Egjiptit.

Zëvendëspresidenti egjiptian Omar Sulejman tha sot se presidenti Hosni Mubarak konfirmoi se vendi është në rrugën e duhur për të dalë nga kriza.

“Presidenti përshëndeti këtë harmoni kombëtare dhe la të kuptohet se kjo na vendos në rrugën për të dalë nga kriza. Ai theksoi se duhet të ndihmojë për krijimin e një harte për transferimin e pushtetit paqësisht në respekt me kushtetutën brenda kohës së lejuar”, tha Sulejman.

Duke folur në televizionin egjiptian ish shefi i zbulimit tha gjithashtu se reforma kushtetuese do të vazhdojë dhe një komision fakt-mbledhës do të formohet për të hetuar përleshjet e 2 shkurtiti mes protestuesve pro dhe kundër qeverisë.

“Presidenti ka instruktuar kryeministrin të formojë një komision për të ndjekur zbatimin transparent të asaj që u ra dakort mes partive të përfshira në dialogun kombëtar. Përveç kësaj ai instruktoi formimin e një komisioni të tretë për të hetuar incidentet e të mërkurës së kaluar që do ti raportohen Prokurorit të Përgjithshëm për të ndërmarrë procedurat e duhura.”

Me shënjat në rritje se qeveria mund të ketë më shumë kontroll në betejën për pushtet, zëvendëspresidenti Omar Sulejman premtoi gjithashtu se nuk do të ketë dhunë kundër protestuesve.

Deri tani qeveria nuk ka bërë shumë lëshime për bisedimet. Presidenti 82 vjeçar, që ka premtuar të largohet pas përfundimit të mandatit në shtator, duket se po e përballon situatën të paktën për momentin.

XS
SM
MD
LG