Lidhje

Sulm ajror i NATO-s në kompleksin e Gadafit


Sulm ajror i NATO-s në kompleksin e Gadafit
Sulm ajror i NATO-s në kompleksin e Gadafit

Një sulm ajror që dyshohet të jetë kryer nga aleanca e NATO-s në kompleksin e udhëheqësit libian Moamar Gadafi në kryeqytetin Tripoli ka shkatërruar të paktën një ndërtesë. Një zyrtar libian tha se 45 persona u plagosën nga sulmi sot herët dhe se disa të tjerë figurojnë të humbur. Vendndodhja e zotit Gadafi në kohën e sulmit nuk është e qartë.

Sulmi vjen një ditë pasi trupat qeveritare hodhën një seri raketash në qytetin e kontrolluar nga rebelët të Misratës. Forcat pro Gadafit ndërmorën ofensivën megjithë pretendimin e qeverisë se kishte ndaluar operacionet kundër luftëtarëve rebel atje.

“Ndërsa ushtria jonë po tërhiqej nga Misrata ajo u sulmua nga rebleët. Ushtria jonë u kundërpërgjigj por vazhdoi tërheqjen nga qyteti”.

Rebelët thonë se sprapsën trupat e Gadafit nga qyteti.

”Ajo që thotë regjimi i Gadafit për tërheqje apo për dhënien fund të luftimeve nuk është e vërtetë. Qyteti i Misratës vazhdon të jetë nën kontrollin e forcave rebele dhe është i rrethuar nga milicitë e Gadafit".

Bombardimet e rënda dhe të shtënat e armëve në Misrata kanë lënë qindra të vdekur gjatë rrethimit të përgjakshëm dy mujor. Mjekët thanë se të paktën 32 persona janë vrarë në luftime që nga e shtuna.

Një ushtar i qeverisë i kapur nga rebelët tha se morali i trupave të Gadafit është i ulur, dhe disa po i braktisin pozicionet e tyre.

XS
SM
MD
LG