Lidhje

Sulm i rebelëve libianë ndaj një rafinerie nafte në perëndim të Tripolit


Sulm i rebelëve libianë ndaj një rafinerie nafte në perëndim të Tripolit
Sulm i rebelëve libianë ndaj një rafinerie nafte në perëndim të Tripolit

Rebelët libianë kanë nisur një sulm ndaj një rafinerie nafte në një qytet në perëndim të Tripolit, në një përpjekje për të larguar forcat besnike të Moamar Gadafit dhe për të vazhduar përparimin e tyre drejt kryeqytetit.

Rebelët thonë se ata kontrollojnë shumicën e qytetit të Zavijas, 50 km larg Tripolit. Vendosja nën kontroll e qytetit u jep atyre mundësinë që të ndërpresin në pjesën më të madhe rrugën për furnizimin e Tripolit, strehës më të fortë të Gadafit. Ndërsa luftimet shpërthyen në rafinerinë e naftës, njoftimet bëjnë të ditur se pjesët e tjera të qytetit të Zavijas kanë qenë të qeta të mërkurën.

Forcat që mbështesin Gadafin bombarduan me artileri zonën një ditë më parë. Zyrtarët libianë kanë hedhur poshtë thëniet e rebelëve se këta të fundit kanë marrë kontrollin e qytetit.
Të martën kryengritësit libianë përgënjeshtruan njoftimet se ata kanë mbajtur bisedime të fshehta me këshilltarë të udhëheqësit libianë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë, Mustafa Abdell Jalil, tha se nuk ka patur bisedime as të drejtpërdrejta dhe as të ndërmjetësuara me përfaqësues të zotit Gadafi dhe se bisedime të tilla janë të “paimagjinueshme” në se udhëheqësi libian nuk largohet.

XS
SM
MD
LG