Lidhje

Siri, ISIS merr nën kontroll 21 fshatra kurde në veri


Luftëtarët e Shtetit Islamik me mbështetjen e tankeve, kanë marrë nën kontroll 21 fshatra kurde në Sirinë veriore, pranë kufirit me Turqinë, duke i detyruar civilët që të arratisen nga shtëpitë e tyre nga frika e hakmarrjes së ekstremistëve.

Një video amatore që u bë publike dje duket se tregon luftëtarë kurdë, në betejë me luftëtarë të Shtetit Islamik në rajonin verior kurd të Sirisë, Kobani.

Për mbi një vit, grupi Shteti Islamik dhe milicitë kurde janë përfshirë në një luftë të ashpër në disa zona të Sirisë veriore ku ka popullsi të gjera kurde.

XS
SM
MD
LG