Lidhje

Irak: Sulm vetëvrasës në festën e ashures


al-Shaab, Baghdad, Iraq

al-Shaab, Baghdad, Iraq

Zyrtarët në Irak thonë se një sulm vetëvrasës me bombë në Bagdat ka vrarë mbi 35 persona dhe ka plagosur 50 të tjerë. Raportime të tjera flasin për një numër më të madh viktimash.

Sulmi ndodhi në një lagje të kryeqytetit, ku turma njerëzish ishin mbledhur në përkujtim të vdekjes në shekullin e 7-të të Huseinit, nipit të Profetit Muhamed.

Sipas mediave irakiane, autori i sulmit vetëvrasës kishte hyrë në një treg të hapur dhe hodhi veten në erë në mesin e besimtarëve që merrnin pjesë në festën e ashures. Në mediat irakiane u njoftua se Shteti Islamik ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.

XS
SM
MD
LG