Lidhje

Sulm vetëvrasës në Irak: Vriten 12 persona


Sulm vetëvrasës në Irak: Vriten 12 persona
Sulm vetëvrasës në Irak: Vriten 12 persona

Disa persona kryen sulme vetëvrasëse me bombë në Iraknë një qendër rekrutimi të Bagdadit, duke vrarë të paktën 12 vetë, 5 prej tyre ushtarë irakianë dhe duke plagosur 36 të tjerë. Zyrtarë ushtarakë irakianë thonë se autorët e sulmeve aktivizuan lëndët shpërthyese në një mikrobuz pranë gardhit të qendrës së rekrutimit dhe pastaj u përpoqën të hyjnë në qendër duke shtënë me armë. Të paktën tre prej sulmuesve hodhën veten në erë.

Disa javë më parë, një autor sulmi vetëvrasës me bombë pati si objektiv të njëjtën ndërtesë dhe në atë sulm u vranë 59 persona dhe u plagosën 125 të tjerë. SHBA i dhanë fund zyrtarisht operacioneve lukratave në Irak, që vazhduan për 7 vjet. Tani atje kanë mbetur 50 mijë trupa amerikane, me funksionin e këshillimit dhe mbështetjes së forcave irakine të sigurisë, ndërsa ato përgatiten të marrin përgjegjësinë e mbrojtjes së vendit.

XS
SM
MD
LG