Lidhje

Sulm vetëvrasës në Irakun jugor, vriten 53 pelegrinë shiitë

  • Zamira Edwards

Sulm vetëvrasës në Irakun jugor, vriten 53 pelegrinë shiitë

Sulm vetëvrasës në Irakun jugor, vriten 53 pelegrinë shiitë

Një sulm vetëvrasës në Irakun jugor shkaktoi vdekjen e të paktën 53 pelegrinëve shiitë. Është i fundit në një sërë sulmesh kundër shiitëve në javët e fundit.

Zyrtarët irakianë thonë se sulmi i sotëm pranë qytetit të Basrës la gjithashtu 137 të plagosur.

Shpërthimi ndodhi pranë një postblloku policie ndërsa qindra-mijëra pelegrinë marshonin drejt një vendi të shenjtë shiit në qytetin e Karbalës.

Askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimin.

Tensionet mes Shiitëve dhe myslimanëve në Irak janë të larta, veçanërisht që pas largimit të trupave amerikanë në fund të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG