Lidhje

Një seri sulmesh me bombë në disa qytete irakiane shkaktojnë 38 të vrarë


Disa sulme të njëhershme me bombë në rreth 12 qytete irakiane kanë shkaktuar 38 të vrarë dhe 160 të plagosur. Policia irakiane thotë se bombat shpërthyen sot në disa makina anës rrugës në Bagdad, Kirkuk dhe në qytetin e shenjtë të shiitëve, Karbala.

Nuk është i qartë objektivi i bombave dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Sulmet ndodhin menjëherë pas 9-vjetorit të fillimit të luftës në Irak, më 19 mars dhe në prag të takimit të Lidhjes Arabe javën e ardhshme në Bagdad.

XS
SM
MD
LG