Lidhje

11 policë të vrarë nga një shpërthim në Turqinë juglindore


Një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në Cizre, në Turqinë juglindore, vrau të paktën 11 policë dhe plagosi dhjetëra të tjerë, sipas burimeve spitalore.

Përgjegjësinë për shpërthimin që ndodhi në orën 6:30 sipas orës lokale, e morën militantët me lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, një organizatë që bën pjesë në listën e grupeve terroriste dhe që mendohet të jetë përfshirë në disa sulme që kanë ndodhur në të njëjtin rajon.

PKK ka marrë përgjegjësinë për të paktën një sulm ndaj një stacioni policie. Autoritetet turke thanë se do të hakmerren për sulmin. Qyteti Cizre ndodhet në provincën Sirnak, në kufi me Sirinë dhe Irakun dhe një pjesë e madhe e banorëve janë kurdë.

XS
SM
MD
LG