Lidhje

Forcat siriane të sigurisë përleshen me forcat rebele


Forcat siriane të sigurisë u përleshën sot me forcat rebele në një lagje të Damaskut, ku ndodhen ambasadat e huaja, një nga lagjet më të mbrojtura të kryeqytetit. Kryetari i Organizatës Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani, Rami Abdel-Rahman, tha se në luftime u plagosën 18 ushtarë të forcave qeveritare.

Sipas kësaj organizate, përleshjet e sotme ishin më të dhunshmet dhe më pranë qendrave të sigurisë të Damaskut, që nga koha kur filloi kryengritja. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA thotë se forcat e rendit sulmuan një apartament që përdorej si strehë e atij që regjimi e cilëson si “grup I armatosur terrorist” në Mazeh, duke vrarë dy persona të armatosur dhe arrestuar një të tretë. Autoritetet siriane thonë se opozita përbëhet nga grupe terroriste, që punojnë për të huajt dhe duan të rrëzojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad.

Ndërsa kryetari i Organizatës Vëzhguesi Sirian thotë për të njejtën përleshje se “grupe dezertorësh të armatosur” hynë në qytet nga periferitë e Damaskut dhe qëlluan me granta-lëshues shtëpinë e një gjenerali të ushtrisë.

XS
SM
MD
LG